Vajza e trajnerit Luis Enrique përfshihet në aksident fatal në Spanjë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të enjten pasdite në Oliva, Valencia, në Spanjë, ku një makinë u përplas me një motoçikletë, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit, një 20-vjeçari.
Në makinë ndodhej edhe Cira Martinez, vajza e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, e cila nuk pësoi lëndime.
Sipas mediave spanjolle, automjeti drejtohej nga një shtetas britanik, i cili tashmë po hetohet për vrasje nga pakujdesia.
Testet për përdorimin e alkoolit dhe drogës ndaj drejtuesit të makinës kanë rezultuar negative.
Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e ndaluar, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt hetimi.


