Tragj*dia në Itali ku ndërroi jetë Emanuela Shahini / Rrëfimi prekës i dëshmitarit që ndihmoi 3 fëmijët e plagosur

David Santarossa, i cili jeton në zonën pranë ku ndodhi aksidenti, ishte i pari që shkoi t’i jepte ndihmën e parë 32-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën në aksidentin tragjik, ndërsa nga ngjarja e rëndë tre fëmijë mbetën të plagosur
Emanuela Shahini, 32-vjeçare nënë e dy fëmijëve, e cila jetonte në Itali me familjen e saj, humbi jetën në aksidenti tragjik të së dielës, më 22 nëntor. Një ditë që ishte planifikuar për të festuar me miqtë dhe familjen përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u shndërruar në një ditë pikëllimi të thellë që preku një komunitet të tërë
David Santarossa, një banor vetëm pak metra larg vendit të aksidentit tragjik që i mori jetën 31-vjeçares Emanuela Shahini, ishte i pari që nxitoi në vendngjarje për të ofruar ndihmë dhe për të njoftuar mëmpas shërbimet e emergjencës.
Sipas rrëfimit të dëshmitarit përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme. Ai ka dëshmuar për mediat italiane, ku tha se përplasja ishte shumë e fortë dhe 32-vjeçaren shqiptare e gjeti pa ndjenja.
Emanuela Shahini vdiq ndërsa udhëtonte për në lagjen Villanova, ku ishte nisur që të merrte pjesë në një ditëlindjeje.
Ajo shoqërohej nga fëmijët e saj, 4 dhe 6 vjeç, dhe një djalë 10-vjeçar. Fëmija më i vogël është tani i shtruar në spitalin e Udine, pasi u transportua me helikopter në gjendje të rëndë, megjithëse jeta e saj nuk është në rrezik.
Çfarë ndodhi?
Katër persona u përfshinë në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Prata. Incidenti ndodhi rreth orës 11:30 të paradites në Via Casali Nogherate. 32-vjeçarja po i çonte tre fëmijët e saj në festën e ditëlindjes së nipit të saj në në fshatin Villanova.
Gjatë udhëtimit, për shkak të kushteve të lagështa të rrugës të shkaktuara nga shiu, Ford Fiesta që transportonte katër pasagjerë humbi kontrollin pranë një kthese. Emanuela Shahini nuk mundi të mbante kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga, u përplas me një shtyllë betoni dhe më pas u përmbys.
Zjarrfikësit, ndihmësit mjekësorë dhe karabinierët filluan menjëherë punën për të nxjerrë njerëzit brenda makinës dhe për t'i shpëtuar. Megjithatë, kur mbërritën, gjendja e 31-vjeçares ishte kritike. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin e Pordenones në mënyrë që të mund të merrte ndihmën e nevojshme nga mjekët e urgjencës. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta mbajtur në jetë me anë të ringjalljes kardiopulmonare (CPR), ajo vdiq në orën 12:30 të mesditës.
Tre fëmijët pësuan gjithashtu lëndime në aksident.
Gjendja e vajzës 4-vjeçare ishte shqetësuese; ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Udine. Dy të tjerët u dërguan në urgjencë në Pordenone me status të verdhë për vlerësim. Për fat të mirë, jeta e asnjërit prej tre fëmijëve nuk është në rrezik.


