Detaje të reja nga ate'ntati në Fier, autori i hyri në banesë, vr'au “Sel Çamin" dhe plagosi rëndë vëllain e tij

Aktualitet

Detaje të reja nga ate'ntati në Fier, autori i hyri në
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen 1 Maji të qytetit të Fier, ku është ekzekutuar brenda në banesë, Selami Hasani, rreth 60 vjeç.

Viktima kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja. Ajo që e bën dhe më tronditëse këtë ngjarje, është fakti që autorët kanë hyrë në banesën e familjes Hasani, ku përveç viktimës, kanë lënë të plagosur dhe të vëllanë e tij.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia për të dhënë më shumë detaje mbi vrasjen. 

Çfarë thoshte dosja hetimore për përfshirjen e Selami Hasanit, në vrasjen e ndodhur në vitin 2002 në Fier

“Më datë 25 Mars 2002, në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Sheshi i Valutës’, shtetasi Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Fuoristradë Benz’, ku ndodheshin shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ku për pasojë mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe Esat Taze, si dhe u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Hasani thuhet se qëndroi pranë makinës nga ku u qëllua drejt shënjestrave dhe u largua nga aty me të njëjtin automjet, i ndjekur nga një makinë e policisë.

Nga tërësia e provave të mbledhura është arritur në konkluzionin se të gjykuarit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë siguruar makinën dhe automatikun e krimit kanë kryer vrasjen e dy personave të sipërmendur, si dhe kanë rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

Për këtë arsye Gjykata e Apelit ka arsyetuar se vepra kriminale është kryer për hasmëri. Pavarësisht se mbrojtja ka pretenduar se nuk është hetuar motivi i vërtetë i krimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion