Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord: 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditët e para të nëntorit

Trending

Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord: 300 mijë

Aeroporti i Tiranës shënoi një tjetër rekord: 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditët e para të nëntorit 2026. 

Shifrat u bënë me dije në një postim në faqen zyrtare:   

Ditën udhëtojmë. Natën punojmë! 🌙

300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mbërritën në Tiranë me 226 fluturime. Rekord historik për TIA-n! 

Për të përballuar këto flukse dhe për të pritur edhe më shumë udhëtarë në të ardhmen, po investojmë 40 milionë euro në transformimin e aeroportit. 

Nga 9 deri më 27 nëntor, punimet i kemi organizuar në vetëm 12 net, që fluturimet të vijojnë gjatë ditës. Në kantier punojnë 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë. Në dispozicion të tyre janë 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfalti.

Faleminderit skuadrave që punojnë ditën dhe natën dhe të gjithëve ju që fluturoni me ne. Gati për rekorde të reja!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion