Nga vr'asjet në qendër të qytetit, hasmëria me "Ben Qimen" dhe arrestimi nga RENEA, kush ishte “Sel Çami”?

Aktualitet

Nga vr'asjet në qendër të qytetit, hasmëria me
Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele, kishte një të kaluar të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje të përgjakshme të ndodhur në vitin 2002 në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja që e bëri të njohur emrin e Hasanit ndodhi më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”. Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.

Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në këtë ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Përplasja dyshohet se kishte si shkak një hasmëri të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj. Shtatë vite në kërkim, u arrestua nga RENEA

Pas ngjarjes së rëndë, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Ai u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier, të koduar “Parukieri”.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi dy pistoleta. Për ngjarjen e vitit 2002, Hasani ishte dënuar me 25 vite burg. Doli nga burgu pas 11 vitesh. Pavarësisht dënimit me 25 vite heqje lirie, Selami Hasani la qelinë në shtator të vitit 2022, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burg.

Emri i tij ishte prej vitesh i njohur në Fier, për shkak të historisë së konflikteve dhe hasmërisë mes familjeve, që ndër vite janë shoqëruar me episode të rënda kriminale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion