Debati për Reformën Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon në Shqipëri dy ekspertë

Politikë

Debati për Reformën Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon
Komisioni i Venecias i është përgjigjur kërkesëssë kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku ka kërkuar ekspertizë ligjore mbi Ligjin për Financimin e Partive Politike. Venecia bën me dije se më 25 nëntor dy ekspertë do të vijnë në Tiranë, për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kreu i Kuvendi ftoi për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ekspertët e Venecias, për të diskutuar specifikisht mbi ecurinë e projekt ligjit për financimin e partive politike dhe reflektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Kjo ekspertizë e kërkuar vjen pasi më 17 Qershorin e këtij viti, Komisioni i Venecias ofroi një opinion mbi draftin ligjor “Për financimin e partive politike”. Ekspertët kanë vlerësuan draftin, por në opinionin e miratuar u vunë re disa kritika dhe këshilla. “Venecia” vlerësoi marrjen e masave më të forta në adresimin e financimeve të fshehta apo indirekte, marrë në kosideratë se aktiviteti ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri, vijon të funksionojë përmes transaksioneve me para në dorë. Madje u sugjerua se gjatë një procesi zgjedhor partitë të raportojnë në dy periudha.

 Gjithashtu, ndër të tjera, “Venecia” rekomandoi forcimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollin dhe auditin e financimit të partive politike.


Kujtojmë se Partia Demokratike ka paraqitur tashmë propozimet e saj, duke kërkuar që Shqipëria të kthehet në një zonë të vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista 100% të hapura. Demokratët kërkojnë gjithashtu lista të hapura për këshilltarët bashkiakë, barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e KQZ-së, rishikimin e votës së diasporës dhe vendosjen e një pragu zgjedhor që nuk penalizon partitë e vogla. PD propozon edhe balotazh zgjedhor në kushtet e një qeverie teknike, ndërsa kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.

Një tjetër kërkesë lidhet me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje. Opozita propozon gjoba, ndëshkime penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që përfitojnë prej tyre, si dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve kur këto shkelje ndikojnë në rezultat. Komisioni, i ngritur në nëntor të vitit 2025, ka mandat deri në fund të këtij muaji. Diskutimet zhvillohen ndërsa afrojnë zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe mbeten për t’u trajtuar disa prej çështjeve kryesore të reformës.

Nga ana e saj, Partia Socialiste prioritet të saj në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka vendosur ndryshimet emergjente ligjore, që duhet miratuar si pasojë e refromës territorial, konkretisht formulës për anëtarët e këshillave bashkiakë. Kërkesës së demokratëve për rishikim të sistemit elektoral, për të kaluar në një sistem proporcional kombëtar, socialistët u janë përgjigjur se mbeten të hapur për ta diskutuar. Por si kundërofertë, ata janë shprehur se propozimi i tyre është reduktimi i numriti të deputetëve në 101. Por socialistët theksojnë se për ndryshimin e sistemit elektoral nevojitet diskutim më i madh, pasi ka bëjë me ndryshime në Kushtetutën e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion