Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, plagosen dy drejtuesit

Aktualitet

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e aksidentit. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion