"Minutazhi i PD-së manipulohet", Berisha akuzon mediat për censurë: 90% kontrollohen nga qeveria

Politikë

"Minutazhi i PD-së manipulohet", Berisha akuzon mediat për
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mediat në vend për censurë dhe kontroll nga qeveria, duke pretenduar se aktivitetet e opozitës nuk pasqyrohen në mënyrë të drejtë në hapësirën mediatike.

Gjatë një konference për mediat këtë të hënë, Berisha deklaroi se rreth 90% e mediave kontrollohen nga qeveria, ndërsa pretendoi se edhe minutazhi televiziv i disa ish-përfaqësuesve të PD-së llogaritet padrejtësisht si kohë e opozitës. Ai publikoi edhe shifra për raportin e pasqyrimit mediatik të qeverisë dhe opozitës, duke e cilësuar situatën si një mashtrim ndaj publikut.

DEKLARATA E BERISHËS

Terri informativ dhe censura janë tipare kardinale të diktaturave dhe regjimeve autoritare, narkodiktaturave.

Në mënyrën më të përsëritur kemi paraqitur para jush, kemi denoncuar faktin tragjik se 90% e medieve kontrollohen nga qeveria.

Sipas vëzhguesve të pavarur, ky kontroll ushtrohet në lajme.

Ky kontroll ushtrohet në studiot e debateve.

Ky kontroll ushtrohet në linjat editoriale.

Dhe, kjo përbën një shndërrim të medieve në instrumente të të keqes banale, që përfaqësohet nga qeveria dhe mashtrimet e saj.

Para jush kemi paraqitur në mënyrë të përsëritur mediat e quajtura kombëtare, që për qëndrimet që mbajnë ndaj parimeve demokratike, janë antidemokratike dhe antikombëtare, të cilat në mënyrë të pamëshirë dhe në verbëri të plotë i kushtojnë Padrinos dhe organizatës së tij kriminale rreth 80-90 % të të gjithë kapacitetit të tyre informativ, debat, editorial, etj.

Kemi bërë një studim tjetër të medieve me licencë jokombëtare, të cilat për fat të keq ndjekin në një mënyrë ose në një tjetër ato kombëtare.

Pra, në këto media, siç e shihni, për qeverinë transmetojnë 58%, për opozitën 41%.

Nuk kanë të njëjtin proporcion si mediat kombëtare, por edhe këto e kanë sherrin brenda.

Cili është sherri brenda?

Këto media i llogarisin PD-së minutazhin që u japin ish-ëve të mi. Dhe kjo është një mashtrim publik.

Unë nuk them që ‘ish-ët’ e mi nuk kanë të drejtë të jenë në studio, në lajme, etj, etj, por t’i llogarisësh ata për kohë PD-je, është mashtrim i madh publik.

Më konkretisht flet ish-Spahiu.

Ish-Spahiu është një hajdut i damkosur me raporte ndërkombëtare, i larguar nga PD-ja dhe i rigatuar nga Edi Rama.

Dhe ai pandalshëm kalon nga një studio në studio tjetër në zbatim të porosive të Edi Ramës dhe koha i llogaritet si e PD.

Del ish-Meçe, një personazh butaforik, avokati i Edi Ramës në pasojat katastrofale të tërmetit. 

Ish-i Meçe, ishi-Çupi, ish-i Spahia janë kilometra më të pandershëm se ish-i Dash Sulo.

Se tani jemi në një periudhë ku socialistët nuk e mbrojnë Edi Ramën, nuk shkojnë në studio për të mbrojtur Edi Ramën, ua tha vetë ai, dhe ai ka gjetur si skuadron avoketërish me pagesë ish-at.

Ata të dalin, por problemi është se mediat e llogarisin këtë si kohë të PD-së.

Kjo është e pandershme.

Se po të hiqet koha e ish-ëve, disa prej tyre dalin njëlloj si Top Tuneli në kohën me PD-në.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion