Takimi në Shkup, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë marrëveshjen trepalëshe

Kosovë&Rajon

Takimi në Shkup, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë

Ditën e sotme, gjatë Forumit Rajonal Ekonomik, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve. Memorandumet konsistonin për marrëveshjen e bashkëpunimit, mbrojtjet në rast katastrofash të tre vendeve. E dyta kishte të bënte me lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira.

Ndërsa memorandumi i tretë kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe lejimin e punësimit të lirë në Rajon si dhe lehtësimin e procedurave të përkohshme të qëndrimit.

“Marrëveshja e parë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat, që përqendrohet në tre vendet, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I dyti memorandumi për të lehtësuar eksport-importin, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.

Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit”, thuhej në marrëveshjet e firmosura nga tre liderët e Ballkanit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion