Vijon protesta e studentëve, policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit tubim te Kryeministria

Protesta e thirrur nga studentët vijon, ku protestuesit kanë zgjedhur të marshojnë pas bllokimit të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit.
Policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi vijoi pa incidente. Tashmë ata janë pozicionuar pranë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës.
Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit.
Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e PS, por më pas itinerari u ndryshua.
Protestuesit gjatë marshimit i kanë vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina./tch