A po funksionon “Pasqyra e Çmimeve”? Ekspertja zbulon sa produkte kanë pësuar ulje

Aktualitet

A po funksionon “Pasqyra e Çmimeve”? Ekspertja zbulon sa
Në episodin e sotëm të podkastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, në fokus ishte platforma e re “Pasqyra e Çmimeve”

Drejtuesja e projektit tha se platforma “Pasqyra e Çmimeve” ka regjistruar mbi 10 mijë vizitorë unikë që prej lançimit, ndërsa të dhënat e saj tregojnë se 34% e produkteve kanë pësuar ulje çmimi gjatë pesë javëve të fundit.

Ajo tha se transparenca e çmimeve ka ndikuar në rritjen e konkurrencës mes tregtarëve, ndërsa bëri të ditur se platformës i është shtuar edhe opsioni i kërkimit përmes barkodit, për ta lehtësuar përdorimin nga qytetarët.

“Mbi 10 mijë vizitorë unikë, faqja është hapur mbi 63 mijë herë dhe një vizitor qëndron mbi 3 minuta në faqe, pra jo vetëm për të parë dizajnin e faqes, por shfleton mesatarisht 5 faqe. Kjo tregon interes nga qytetarët.

Në pjesën e lëvizjes së tregut, sipas të dhënave, është vënë re që për 5 javë 34% e produkteve që kanë pasur ulje. Kemi kontaktuar edhe me tregtarët, sepse i ndihmojmë në hedhjen e të dhënave. Na kanë thënë që: “Pse unë jam i fundit? Do e rregullojmë, do e ulim çmimin. Pse jam unë tregtari me çmim më të lartë, kur s’kam pse të jem?” 

Dhe është vënë re që shumica kanë rritur numrin e artikujve që kanë çmim më të ulët. Është vënë re konkurrenca, ka lëvizur tregu sepse ka transparencë të dhënash. Aktualisht e kemi zhvilluar më shumë, sepse kemi futur opsionin e barkodit, që qytetari ta ketë më të lehtë për ta përdorur. Është në raftet e supermarketeve”, u shpreh drejtuesja e platformës,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion