“Tërhiqem seksualisht nga 50-vjeçaret, jam i varur”, 25-vjeçari në hall, kërkon ndihmë nga psikologia

Soft

“Tërhiqem seksualisht nga 50-vjeçaret, jam i varur”,

Historia e rrallë e 25-vjeçarit, që kërkon lidhje vetëm me gra që janë mbi 20 vite më të mëdha se ai. I riu shkruan në rubrikën “Dear Deidre” se si i ndryshuan preferencat personale pasi u njoh me një grua të moshuar, ndërsa thekson se ka varësi ndaj seksit me këtë grupmoshë.

“Nuk mund të ngopem me gratë e moshuara kur bëhet fjalë për seks. Mendoj se po më kthehet në një fiksim. Jam 25 vjeç dhe jam dashuruar me një grua 53-vjeçare të martuar që e takova në një lokal, gjatë kohës që kisha dalë jashtë me stafin e punës. Të gjithë po flirtonin me vajza të reja, unë i çova sytë tek kjo gruel bionde, në super formë dhe shumë energjike. Ajo është ndryshe nga moshataret e mia që janë të fiksuara pas pamjes së jashtme.

Pas bisedës, përfunduam duke bërë seks në shtëpinë time. Deri në atë moment, nuk e kuptova që ajo ishte e martuar. Më tha se ajo dhe burri i saj nuk flinin më së bashku dhe se unë i kisha rikthyer atë që i mungonte. Ne u bashkuam edhe një herë dhe ishte mahnitëse. Por më pas ajo tha se ishte shumë e rrezikshme dhe se duhej t’i thërrisnim trurit. Më tha se nuk mund të rrezikonte që burri i saj ta merrte vesh situatën pasi e kuptoi se po tërhiqesha shumë nga ajo. Dhe kishte të drejtë.

Tani ka bllokuar numrin tim. E di që duhet të vazhdoj, por nuk mund të ndaloj së menduari për të. Gjithmonë ka qenë një fantazi e imja të fle me një grua të moshuar, që kur isha adoleshent. Realiteti ishte më i mirë nga sa e kisha imagjinuar. Që atëherë, u kam dërguar mesazhe grave të moshuara në faqet e takimeve. Janë të vetmet që më duken tërheqëse. Pse jam kështu?”.

Ndërkohë, Diedre e këshillon që të takojë dikë që të kurojë problemin që ka.

“Është e vështirë të thuash pse gratë e moshuara e kërkojnë një aktivitet të tillë dhe po ashtu, është e vështirë të përcaktohet arsyeja pse tërhiqeni nga këto gra. Ndoshta ka të bëjë me probleme të pazgjidhura me nënën tuaj ose me një grua tjetër të moshuar që ju ka lënë përshtypje: si për shembull një mjeke ose një mësuese, gjatë kohës së fëmijërisë kur personaliteti juaj ka qenë duke u formuar.

Nëse mendoni se kjo po kthehet në një fiksim apo varësi, mund të jetë një ide e mirë të flisni me dikë dhe të mësoni origjinën e këtij problemi. Disa këshilla mund t’ju ndihmojnë. Edhe pse nuk ka asgjë të gabuar me të pasurit marrëdhënie me gra shumë më të pjekura, mund të rezultojë problematike nëse doni të keni fëmijë një ditë.

Dhe mund të mos ju vijë mirë kur të jeni rreth të 40-ve dhe do t’ju duhet të kujdeseni për një pensioniste. Mundohuni të jeni më mendjehapur. Ka shumë gra të reja që janë të pjekura dhe jo sipërfaqësore”, shkruan ajo.

 

ME TE LEXUARAT