Çfarë ndryshon në pikat kufitare? Rama inauguron sistemin e ri në Qafë Thanë, do të shtrihet në gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku po të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar me një ndalesë.
Në këtë aktivitet është i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky transformim do të lehtësojë lëvizjen për miliona qytetarë që kalojnë në këtë pikë kufitare.
Kryeministri theksoi se synimi është shtrirja e këtij sistemi edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar.
“Ky transformim do t’u vlejë miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vijojmë edhe në pikat e tjera për të pasur të njëjtin sistem”, deklaroi Rama.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, veçoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat i cilësoi të ira, ndërsa tha se Shkupi zyrtar respekton çdo entitet.
“Ne respektojmë çdo entitet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të mira. One stop do të ndihmojë më tej në zhvillimin e turizmit”, tha ai.


