Qielli gri dhe ajri i ndotur/ Fieri nën ‘pushtetin’ e tymit nga djegia e mbetjeve

Aktualitet

Qielli gri dhe ajri i ndotur/ Fieri nën ‘pushtetin’ e tymit nga

Zjarrfikësit vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Mbrostar, ndërkohë që tymi vazhdon të mbajë të mbërthyer qytetin e Fierit.

Prej tre ditësh, zjarri  në vendgrumbullimin e mbetjeve, shkaktoi katastrofë mjedisore në qytet.

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.
Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë madhësinë dhe rrezikshmërinë që po paraqet kjo re toksike për banorët e Fierit dhe zonave përreth.

Në situatë më të vështire janë shtëpitë dhe bizneset që ndodhen pranë kësaj zone. Në këto banesa është pothuajse e pamundur që të qëndrosh për shkak se tymi është i padurueshëm.
Prej dy ditësh zjarrfikësit nga Fier, Patosi dhe Roskoveci po mundohen që ta fikin flakën, por sasia e madhe e plastikës që është depozituar në këtë landfill, e bën pothuajse të pamundur punën për fikjen e tij.

Landfilli i Mbrostarit depoziton mbetjet në qiell të hapur që prej fillimeve të viteve ‘90.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion