“Më të bukurat gërma”, Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Politikë

“Më të bukurat gërma”, Rama uron shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kjo datë shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Më 22 nëntor 1908, në Manastir, përfundoi Kongresi i Manastirit, ku delegatë nga treva të ndryshme shqiptare u mblodhën për të diskutuar dhe vendosur mbi një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe.

Ky vendim shënoi një hap të rëndësishëm drejt njësimit të shkrimit të shqipes, duke ndihmuar në zhvillimin e arsimit, botimeve në gjuhën amtare dhe në forcimin e identitetit kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka zgjedhur të urojë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar, duke iu referuar shkronjave shqipe si simbol i kujtesës dhe i së ardhmes së kombit.

“Në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion