Lufta anti- Covid në Greqi, 8 të vdekur brenda 24 orëve të fundit, shërohen 1553 persona

Situata e Covid-19 në Greqi, paraqitet në përmirësim. Mësohet se në 24 orët e fundit, kanë vdekur 8 persona, 134 persona ndodhen të intubuar në njësitë e kujdesit intensive. Ndërkohë, mësohet se janë shëruar 1553 persona.
Autoritetet shëndeësore bëjnë me dije se e prekur është rajoni i Atikës, ndjekur nga Pireu. Harta e plotë e shpërndarjes: 60 nga Atika Lindore (94 dje); 78 nga sektori verior i Athinës (dje 131); 20 nga Atika Perëndimore (18 dje); 71 nga Sektori Perëndimor i Athinës (141 dje); 119 nga Sektori Qendror i Athinës (279 dje); 65 nga Sektori Jugor i Athinës (146 dje); 68 nga Pireu (151 dje); 10 nga Ishujt Saronic Gulf (dje 25).


