U plagos me 4 plumba në atentatin ku u vra xhaxhai, Jakup Hasani del nga operacioni, mbahet nën masa të rrepta sigurie

Aktualitet

U plagos me 4 plumba në atentatin ku u vra xhaxhai, Jakup Hasani del nga

Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në një atentat në Fier, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit.

Nipi i viktimës ka dalë nga operacioni në Fier dhe është dërguar në reanimacion. Ai ka marrë katër plumba në trup.

Pas operacionit, Hasani është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.

Viktima është qëlluar me armë zjarri teksa po punonte në oborrin e banesës së tij, në murin rrethues të shtëpisë. I plagosur rëndë mbeti djali i vëllait të tij.

Një ngjarje e rëndë kriminale e regjistruar më 25 mars 2002 në Fier lidhet me emrin e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, i cili sot u ekzekutua në oborrin e banesës.

Në dosjen e siguruar nga Mediat, Selami Hasani u shpall fajtor për bashkëpunim në një vrasje të dyfishtë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Valutës”, ku një automjet tip fuoristradë Mercedes-Benz, në të cilin ndodheshin Julian Isufi, (ose nipi i Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”), dhe Bledar Kastrati, u qëllua me armë zjarri.

Sipas dosjes gjyqësore, nga të shtënat mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Sipas konkluzioneve të gjykatave, Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani kishin vepruar në bashkëpunim dhe kishin pasur një marrëveshje paraprake për realizimin e krimit. Ata kishin siguruar mjetet e nevojshme, përfshirë blerjen e automjetit dhe sigurimin e një arme automatike.

Në momentin e atentatit, Pëllumb Yzeiraj qëlloi me armë zjarri në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin personat e shënjestruar. Ndërkohë, Selami Hasani zbriti nga automjeti dhe qëndroi pranë tij.

Pas të shtënave, të dy u larguan me të njëjtën makinë, e cila, sipas vendimit, u ndoq nga një automjet policie. Në vendimin e Gjykatës së Lartë përmendet se gjykatat e faktit e kishin cilësuar ngjarjen si një vrasje të kryer për shkak të hasmërisë. Megjithatë, mbrojtja e Selami Hasanit e kundërshtoi këtë përfundim, duke pretenduar se motivi i hakmarrjes nuk ishte provuar me prova konkrete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion