“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Protestuesit sfidojnë Ramën, rikthehen para Kryeministrisë dhe refuzojnë dialogun

Aktualitet

“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Protestuesit sfidojnë

Të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ndërkohë para Kryeministrisë janë vendosur edhe forca policie.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme.

Ata kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk pranojnë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion