Dita 9 e protestive masive në Iran, të rinjtë bllokojnë vendin

Bota

Dita 9 e protestive masive në Iran, të rinjtë bllokojnë

Vazhdojnë protestat në Iran, duke u raportuar dita e 9 e saj. Të rinjtë protestojnë në mbështetje të kryengritjes së Khauzestanit Kahmenei, i cili dha urdhër për ndërprerje të elektricitetit dhe internetit në Khuzestan. Gjatë protestive, nuk kanë munguar përplasjet gjatë tubimeve, me Gardën Revolucionare dhe Forcat e Sigurisë së shtetit

Në Susangerd, regjimi klerikal bllokoi rrugët kryesore të qytetit me mure betoni, si dhe e ndërpreu plotësisht elektricitetin dhe internetin për të parandaluar demonstrata e tubime. Megjithatë, të rinjtë u përplasën me Gardën Revolucionare dhe me SSF deri natën vonë. Zhurma e të shtënave të forcave represive mund të dëgjohej në mbarë qytetin.

Në Izeh, forcat e regjimit vendosën një regjim të padeklaruar ushtarak dhe shtetrrethim për të parandaluar tubimet e njerëzve. Nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje, regjimi klerikal i mbushi rrugët me forca represive dhe, duke përdorur altoparlantë, u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve që t’i mbyllnin dyqanet përpara se të errësohej, si dhe i paralajmëroi banorët që ta ndalonin lëvizjen. Varrimi i një prej dëshmorëve të kryengritjes, Hadi Bahmani, u kthye në një demonstratë kundër regjimit dje. Njerëzit thërrisnin: “Vdekje Khamenei-t.”

Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvazit që rrethon qytetin. Në distriktin Shoaibiyeh të Shooshtar, të rinjtë e bllokuan autostradën duke ndezur zjarre në rrugë për të mos lejuar hyrjen e përforcimeve. Në Robat Karim (Teheran), një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit. Të rinjtë e guximshëm të Qazvin e shprehën solidaritetin e tyre duke ndezur zjarre në autostradën Qazvin-Teheran. Në Yazd, të rinjtë e Khuzestanit që banojnë në distriktin Meybod u derdhën nëpër rrugë duke thirrur me sllogane anti-regjim. Të rinjtë trima të Saveh bllokuan rrugën e Saveh duke vendosur barriera të mëdha betoni. Në Ilam, njerëzit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr.

Zonja Maryam Rajavi ka thënë se kjo kryengritje, e cila nisi nga rinia trime e Khuzistanit nëntë ditë më parë, është përhapur tashmë edhe në Lorestan, Teheran, Bushehr, Isfahan, e zona të tjera. Dëshmorët e këtyre kryengritjeve nga Ahvaz, Izeh, Aligudarz, e qytete të tjera reflektojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar dhe për të vendosur demokracinë e sundimin e popullit. Sakrifica e tyre është si një pishtar për lirinë e Iranit./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion