I shpëton babait nga duart, 2-vjeçari bie nga shkallët, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Colorado të SHBA-së dy ditë më parë. Mësohet se një 2-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga duart e babait të tij. Mediat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa babë e bir ishin në shkallët lëvizëse të një qendre tregtare.
Zyrtarët thanë se djali dhe babai i vet ishin në pjesën e sipërme të shkallëve lëvizëse, kur ai lëvizi përpara dhe ra dy kate më poshtë. Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar bërtitje dhe kanë parë një pronar dyqani duke vrapuar pas fëmijës, pasi ky i fundit ra nga shkallët. Policia lokale tha se incidenti është duke u hetuar si rast aksidental.
Shkallët u mbyllën menjëherë për të gjithë njerëzit që ndodheshin në qendrën tregtare, por shumë prej tyre nuk e dinin që ka ndodhur ky rast.


