Shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci, flet avokati i shoferit: Ai është i tronditur

Kosovë&Rajon

Shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci, flet avokati i shoferit: Ai

Avokati i shoferit që shkaktoi vdekjen e 10 emigrantëve kosovarë në Kroaci, ka folur sërish për mediat. Ai ka përgënjeshtruar deklaratën që doli një ditë më parë, se shoferi ka pranuar se e ka zënë gjumi.

“E para nuk është e saktë që ai ka thënë se e ka zënë gjumi në timon. Ai nuk ka thënë asgjë deri më tani. Unë nuk do të flas për mënyrën se si do të mbrohemi. Është shumë herët, zotëria është tronditur nga tragjedia dhe ka heshtur” tha ai.

Shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci, flet avokati i shoferit: Ai

Ndërkohë që ditën e sotme, rreth orës 12:00 pritet që të dërgohen në Kosovë trupat e 10 pasagjerëve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Kroaci. Vetëm një natë më parë mbërritën në vendlindje emigrantët që i shpëtuan vdekjes.

ME TE LEXUARAT