Familja i ndau se ishte njeri me ngjyrë, reperi anglez i dedikon këngë ish- të dashurës shqiptare

Dave, reperi anglez thuhet se ka shkruar disa këngë për ish- të dashurën e tij shqiptare. Ata nuk janë bashkë dhe ngjyra e lëkurës duket se ka qenë problem, pasi familja e saj nuk e ka pranuar. Ai ka sjellë në treg së fundmi albumin me titullin “We’re All Alone In This Together”, ndërsa dy këngë janë për të.
“Survivor’s Guilt”, kënga e flet hapur në lidhje me ish -të dashurën e tij, të cilën e përmend gjithashtu edhe në këngën e gjashtë të albumit, “How I Met My Ex”.
Në këtë këngë, Dave zbulon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai citon në një moment: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri/nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na kthente mbrapsht”.
Në vitin 2020, fansat e reperit Dave u bindën se ish-e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave publikoi në rrjetin social “InstaStory”, disa fotografi duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie.


