Me 231 km/h, polaku me “Ferrari” fluturon në Bypass-in e Fierit, kontrolli policor i zbulon telashin në Gjermani

Aktualitet

Me 231 km/h, polaku me “Ferrari” fluturon në Bypass-in e

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë një aksioni të fundit, radari i policisë ka kapur një mjeti tip “Ferrari” me shpejtësi skëterrë 231 km/h.

Sipas uniformave blu, mjeti luksoz drejtohej nga një 50-vjeçar polak, i cili ishte me patentë të falsifikuar.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni.

Njoftimi i plotë:

Fier/Policia Rrugore ????♂????kontrolle intensive me radar???????????? në Bypass-in e Fierit????️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish???? mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.

Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit????, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi ????231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë???? dhe prezencë të Policisë Rrugore????????♂, të pajisur edhe me dronë, dragera????, kamera ????e aparate fotografike.

#MosUbejStatistike????
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj????

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion