Dy tërmete të forta godasin Greqinë

Bota

Dy tërmete të forta godasin Greqinë

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë këtë pasdite. Mësohet se tërmetet kanë qenë me një magnitudë prej 4.5 të shkallës Rihter.

Sipas mediave greke, tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sotme.

Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion