U kap me 17 kg kokainë në makinë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

U kap me 17 kg kokainë në makinë, arrestohet 44-vjeçari

Policia Italiane ka sekuestruar ditën e sotme 17 kg kokainë të pastër dhe ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve ishte me 44-vjeçar me shtetësi shqiptare.

Mediat Italiane shkrujnë se i përfshirë në këtë ngjarje ishte edhe një shqiptar. Rasti u vu re gjatë një kontrolli rutinë të policsë italiane, ku një makinë me targa gjermane po lëvizte në shpejtësi dhe personat brenda saj ishin të nervozuar. Pikërisht ‘nervozizmi’ i tyre u bë shkak që policia të ndalonte makinën dhe të gjenin sasinë e drogës ën makinën e tyre.

Në makinë ndodhej një 44-vjeçar shqipëtar dhe një 35-vjeçare rumune. Të dy personat u arrestuan dhe kokaina, e cila nëse do shitej në treg do të kishte kapur vlerën e 2 milion eurove, u sekuestrua nga policia. Për gjetjen e kokainës u përdorën qen të specializuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion