Tragjedi në Kapri/ Rrëzohet nga 6 m lartësi autobusi, vdes shoferi, plagosen 28 pasagjerë

Bota

Tragjedi në Kapri/ Rrëzohet nga 6 m lartësi autobusi, vdes
28 të plagosur dhe 1 viktimë është bilanci i tragjedisë së sotme në Kapri të Italisë.

Një autobus i linjës publike me pasagjerë ka dalë nga rruga e është rrëzuar nga një lartësi 5-6 metra.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit Marina Grande.

Tragjedi në Kapri/ Rrëzohet nga 6 m lartësi autobusi, vdes

Viktima është shoferi i autobusit Emanuele Melilo, i martuar dhe me origjinë nga Napoli.

Ndër 28 personat e plagosur, dy janë në gjëndje të rëndë e janë transferuar me helikopter në spitalin e Napolit, katër janë shtetas të huaj francezë e libanezë.

Tragjedi në Kapri/ Rrëzohet nga 6 m lartësi autobusi, vdes

Në vendngjarje autoritetet e policisë italiane po kryejnë hetimet e rastit për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti.

Mendohet se një problem shëndetësor, ndoshta një infarkt i shoferit të autobusit, mund të ketë shkaktuar daljen e mjetit nga rruga e rrëzimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion