Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza dro'gë pranë shkollës

Aktualitet

Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza
Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Sipas njoftimit të Policisë, 15-vjeçari, banues në Shkodër, u kap në flagrancë nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilat dyshohet se do të shiteshin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT