“Sel Çami” u ekzekutua me 7 pl*mba, nipi i tij u plag*s nga 2 goditje në bark dhe 1 në nofull

Aktualitet

“Sel Çami” u ekzekutua me 7 pl*mba, nipi i tij u plag*s nga 2

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit.

Selami Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.

Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të Vizion Plus, Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.

Pak më herët, në makinë e djegur që u përdor nga autorët policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit.  Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion