E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet virale në mediat ndërkombëtare me thirrjen kundër Ramës

Aktualitet

E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet

“Një grua e moshuar nga Tirana është bërë një nga fytyrat më të njohura të protestave antiqeveritare në Shqipëri, - raportojnë mediat ndërkombëtare. Pa gurë dhe kokteje molotovi, por me afishe që shkruajnë "Rama jep dorëheqjen", ajo përballë mburojat e policisë së trazirave, ka fituar titullin "gjyshja e revolucionit"

Në vend të gurëve ose objekteve të tjera, ajo mban afishe dhe i vendos ato në mburojat e policisë gjatë protestave dhe trazirave. Mesazhi i shkruar në to është i qartë: “RAAMA JEEPE DORËHEQJEN”.  (Video)

Prania nëpër protesta i ka dhënë asaj nofkën “Nona e Revolucionit”. Mediat e huaja e kanë përkthyer si “gjyshja e revolucionit”. Ajo shfaqet vazhdimisht para oficerëve të policisë, u afrohet mburojave të tyre dhe jep mesazhet e saj, një gjest simbolik proteste që ka tërhequr vëmendjen.

Video e publikuar nga “Al Jazeera” është marrë kryesisht nga gazetarët dhe mediat greke duke bërë jehonë ndërkombëtare. 

Imazhi i saj nxjerr në pah një formë të ndryshme rezistence ndaj protestave antiqeveritare që po zhvillohen në Shqipëri.

Prania e grave të moshuara në betejat shoqërore dhe politike nuk është, në fund të fundit, diçka e re. Në shumë vende, nënat, motrat dhe gjyshet kanë qenë në vijën e parë të protestave, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave qeveritare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion