Kunatat rrahin njëra-tjetrën në Korçë

Aktualitet

Kunatat rrahin njëra-tjetrën në Korçë
Një episod dhune në familje është shënuar në qytetin e Korçës, ku dy gra, kunata mes tyre, janë konfliktuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 58 vjeçe, banuese në Korçë. Po kështu ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. R., 43 vjeçe, gjithashtu banuese në Korçë. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia bën me dije se dosja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion