Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit: U operua pas eklipsit diellor? Vjen reagimi pas sfidës me Barcelonën (VIDEO)

Nikolas Pepe nuk është operuar në sy, për shkak se e dëmtoi atë duke parë eklipsin diellor gjatë kësaj vere. Të paktën kështu shkruan Vijareal dhe vetë lojtari.
Gjatë transmetimit të ndeshjes me Barcelonën në DAZN u shfaq edhe ky informacion, i cili ka shqetësuar palët. Pepe tregonte për eklipsin dhe kjo bëri që të mendohej se e kishte parë atë pa syzet mbrojtëse.
Ky pretendim u bë viral, ndërsa video shfaqet më poshtë. Klubi u detyrua që ta përgënjeshtronte informacionin e dhënë.
Pepe sulmoi mediat, ndërsa në të njëjtën kohë kërkoi që të mos shqetësohet. Vijareali ndërkohë u mposht dje me rezultatin 3-2 nga Barcelona.


