Ish-prokurori: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, unë do t'i arrestoja

Aktualitet

Ish-prokurori: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se nuk e besonte si lajm dhe e mendonte se ishte e gjitha një ëndërr e keqe kur e kur ka marrë vesh për protestën e kontrollorëve.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, kurse shton se nëse do ishte vetë për këtë rast, si ish-prokuror, do të kryente masën e arrestit në flagrancë.

“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë.

Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.

Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë.

Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion