Aksident në Tiranë, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përfundon në spital së bashku me pasagjeren

Aktualitet

Aksident në Tiranë, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën e "Kavajës" rreth orës 20:35. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 21-vjeçar me iniciale L.B ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makina të tjera të parkuara aty. 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT