Majko thyen heshtjen për videot erotike: Duhet të largohen nga politika ata që...

Politikë

Majko thyen heshtjen për videot erotike: Duhet të largohen nga
Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS.

Përmes një statusi në faqen e vet mnë Facebook Majko mohon të ketë folur për video erotike, por për “kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar”.

Reagimi i plotë Majkos

NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar! në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga spak! asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”! i vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte muhamed veliu! fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!”

ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimn e organizuar!!! ndjesë për zhgënjimin!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion