Aksidenti tragjik i merr jetën shefit të Krimeve / Policia e Vlorës zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Aktualitet

Aksidenti tragjik i merr jetën shefit të Krimeve / Policia e

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Vlorës, ErmalLulaj.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga oficeri i policisë, dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar, me inicialet Th. P.

Përplasja rezultoi fatale për Lulajn, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i skrepit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion