"Të nderojmë flamurin kombëtar", Berisha njofton çfarë pritet të ndodhë më 28 nëntor

Politikë

"Të nderojmë flamurin kombëtar", Berisha njofton
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se Partia Demokratike do t'i bashkohet protestës së studentëve më 28 nëntor.  Berisha u bëri thirrje qytetarëve, duke thënë se është detyrim i të gjithëve për të nderuar flamurin. 

Berisha e cilësoi 28 nëntorin si ditën e përkushtimit ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë.

"Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor. Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një protestë e fuqishme e paparë ndonjëherë nga shqiptarët ndaj këtij regjimi, ndaj këtij Padrinoje.

Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre. Ndaj dhe ftoj të gjitha bizneset nga mbarë vendi të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh të flamurit tonë.  

Me një regjim si ky, pasiguria totale i pret shqiptarët. Urdhëro ç'bën. Kur ky me aktet që janë, si të thuash, të sanksionuara në të gjitha ligjet, procedura e tij vepron në këtë mënyrë, imagjinoni.  Por ka dhe një motiv të madh, përveç kësaj, barbaria që ai tregoi ndaj studentëve nuk i falet kurrë.  

Ato këmbë të thyera, ato krahë, ato kafka të çara, janë plagë për çdo shqiptar, sepse ato kanë qenë akte barbare, të një njeriu për karrigen e tij që ka pasur motiv vetëm urrejtjen ndaj rinisë shqiptare, ndaj të ardhmes së këtij vendi. Edhe ky është një motiv madhor. 28 Nëntori, dita e përkushtimit tonë ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë."- tha Berisha. 

Kujtomë se më 28 dhe 29 nëntor, edhe studentët kanë thirrur protestë kombëtare. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion