Gjiknuri propozon uljen e numrit të deputetëve dhe listat plotësisht të hapura: Kjo është kundëroferta jonë

Politikë

Gjiknuri propozon uljen e numrit të deputetëve dhe listat
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka prezantuar kundërofertën e mazhorancës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve dhe kalimin në një sistem proporcional me lista plotësisht të hapura.

Gjatë diskutimeve në komision, Gjiknuri theksoi se ky është një qëndrim i përsëritur i mazhorancës, i cili kërkon edhe ndryshime kushtetuese.

“Ne kundërofertën tonë e kemi, hajde ta shikojmë numrin e deputetëve me qëllim që të ulet numri i deputetëve dhe patjetër të reflektohet një sistem proporcional, qoftë edhe me lista totalisht të hapura. Kjo është një qëndrim i përsëritur i yni dhe i qëndrojmë kësaj”, deklaroi Gjiknuri.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, ai kundërshtoi pretendimin se ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 synonin eliminimin e tyre. Sipas Gjiknurit, qëllimi i atyre ndryshimeve ishte hapja e listave, ndërsa koalicionet vijojnë të parashikohen në Kodin Zgjedhor.

Ai rikujtoi gjithashtu negociatat e zhvilluara në Këshillin Politik, ku opozita e atëhershme jashtëparlamentare u përfshi në diskutimet për formulën zgjedhore. Gjiknuri tha se është i gatshëm të rikthejë në vëmendje faktet e asaj periudhe, duke iu referuar rolit të tij si drejtues i tryezës së negociatave.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u ndal edhe te rekomandimet e ODIHR-it për ndarjen e shtetit nga partitë politike dhe parandalimin e përdorimit të burimeve të administratës publike në fushatat zgjedhore.

Ai propozoi që palët të shqyrtojnë ndërhyrjet e nevojshme ligjore, duke synuar një zgjidhje që përmbush rekomandimet ndërkombëtare, por shmang ndryshimet e shumta në legjislacion.

“Kam një qasje më ekonomike. Nëse ka nevojë për të ndërhyrë legjislativisht, patjetër. Qasja maksimale duhet të jetë me objektivin e synuar dhe me anën më ekonomike nga pikëpamja ligjore, për të mos ndryshuar shumë ligje”, u shpreh Gjiknuri.

Damian Gjiknuri: Keni rënë dakord në parim i gjithë grupimi opozitar,pavarësishtse njëra palë nuk pranon të ulet me ju, po të paktën këtu duket që ka një modus të përbashkët. Ne kundërofertën tonë e kemi, hajde ta shikojmë numrin e deputetëve me qëllim që të ulet numri i deputetëve dhe patjetër të reflektohet një sistem proporcional, qoftë edhe me lista totalisht të hapura. Kjo është e para njëherë, që është një qëndrim i përsëritur i yni dhe i qëndrojmë kësaj, megjithëse pavarësisht se nuk e kemi temë të diskutimit sot. Dhe do një reformë kushtetuese.

E dyta, reforma kushtetuese e vitit 2020 nuk u bë për të hequr koalicionet, u bë për të hapur listat. Koalicioni edhe sot në kodin zgjedhor ekziston. Formula e koalicioneve është e përcaktuar në kodin zgjedhor, rrugës ku di unë, në qoftë se ka ndonjë formulë më të përmirësuar të koalicionit parazgjedhor, hajde ta shikojmë.

Jo, nuk ka nevojë për replikë, po po them, jo ju thatë që në emrin tonë, po ja po them në emër të mazhorancës vazhdon diskutimi, nuk ka nevojë. Po patjetër, jo e pyeta, e hap sqarimin tim, mbase e kam dhe gabim unë. Unë nuk jam këtu të bind të tjerët.Po jo, më mirë diskutojmë me njëri-tjetrin. Po të them, aty është bërë hapja e listave. A u hapën të plota këto, kjo është një çështje pastaj që hajde ta debatojmë bashkë. Fakti, për memorie politike është kjo. Fakti që opozita e asaj kohe, që nuk ishte pjesë e parlamentit, pranoi të ulet përsëri në komitetin e famshëm të negociatave si ia kishin vënë emrin atëherë se s'po më kujtohet, Këshilli Politik. Edhe pas ndryshimit kushtetues, u bindën që nuk ishte formula që shmangte koalicionin. Përkundrazi, ata donin të ishin aty për të...

Po mirë, mbase jam unë gabim, tashmë unë ndërkohë mos nxirrni dhe bllofin. Unë të paktën një gjë kam, memorie të fortë kam për ngjarjet, nuk i harroj kurrë. Po, dakord. Mirë. Megjithatë, kur të flasi pasardhësi, që do ta ketë fjalën i nderuari, unë do të nxjerr faktet që të gjitha janë online. Sot shyqyr i kemi shumë thjeshtë për t'ju kthyer fakteve.

 Aq më tepër që kam qenë dëshmitar parësor aty, se e drejtoja atë. Opozita u kthye në tryezën e diskutimit për hapjen e listave, për formimin e koalicionit e të tjera si këto. Nuk ranë dakord, pastaj patjetër që ligji u bë sepse ju nuk ishit pjesë e kuvendit. Pse duhet të hysh në kaqeve tashmë, se ju e kam thënë me kohë këto, gabimet historike, strategjike, të cilat patjetër kanë pasoja, nuk janë ashtu. Është propozuar për propozimin qendror e keni bërë.Po jo, propozimi im është politik, e kam thënë, nuk të jep dot përgjigje ti tashmë se s'e ke në dorë.

Nuk e kam dëgjuar Salianjin që nuk e pranon këtë, ka thënë jo thotë. Pra, oferta jonë del këtu, e mbyllim. A do ti? Po pra ta mbaroj pra, ta mbaroj pra zoti Bylykbashi. Ta mbaroj pra të gjithën. Kështu që këto kisha unë në lidhje me ato që nisën. Kurse për çështje të tjera, nuk thashë se mazhoranca nuk ka qëllim të propozojë, po për këtë element kam thënë çfarë mendoni ju që mund të jetë më e mirë. Por ne e kemi zgjidhjen, se po lexoja rekomandimet e ODIHR-it për ndarjen e shtetit nga pushteti.

Autoritetet dhe partitë politike, siç e thotë, autoritetet dhe partitë duhet të ndërmarrin masa maksimale për eliminimin e problemit të hershëm të shpërdorimit të burimeve të administratës në zgjedhje, në periudhën midis zgjedhjeve. Autoritetet duhet të nxjerrin rregulla të sakta që përcaktojnë se nuk mund të përdoren burime. Pra, autoritetet, autoritetet... autoritetet janë qeveria, autoritetet mund të jenë bashkia.

Do të thotë, mirë pra, unë kam një qasjje, ka qasje më ekonomike. Nëse ka nevojë për të ndërhyrë legjislative, patjetër, prandaj thashë që qasja maksimale e juaj me objektivin e synuar dhe me anën më ekonomike nga pikëpamja ligjore për të mos ndryshuar shumë ligje, hajde t'i gjejmë se si t'i martojmë për të mirën e interesit. Kjo është çështja teknike tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion