Mbi 10 mln euro pasuri të sekuestruara në Tiranë, në shënjestër 51-vjeçari i dyshuar për rrëmbim, prostitucion, e dro'gë

Aktualitet

Mbi 10 mln euro pasuri të sekuestruara në Tiranë, në
Pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Dark Capital”. Në shënjestër të hetimit pasuror është një 51-vjeçar, i identifikuar si I. Sh., alias I. P., i dyshuar për përfshirje ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, mes tyre trafikim narkotikësh, shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim.

Mes pasurive të sekuestruara janë 20 prona të paluajtshme, 6 subjekte tregtare, përfshirë biznese në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete.

Njoftimi: 
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “DARK CAPITAL”.   

Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një shtetasi të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale. 

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.  

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive të shtetasit I. Sh. alias I. P., 51 vjeç, dhe të personave/subjekteve të lidhura me të, me vlerë mbi 10 milionë euro, konkretisht:       

-14 pasuri të paluajtshme;  
-6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortës së tij, shtetases H. Sh.; 
-6 subjekte tregtare, përfshirë biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik; 
-8 automjete. 

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).    

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi I. Sh. alias I. P është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura, etj.  

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion