"Mos e konsumoni!" Ngrihet alarmi për çokollatën "Kinder Bueno White", tërhiqet nga tregu

Rrejti i dyqaneve "Normal" në Itali, ka kërkuar tërheqjen nga tregu të çokollatave Kinder Bueno White të shitura së fundmi, për shkak se furnizuesi nuk kishte theksuar në listë ne përbërësve alergjenët "miell gruri" dhe "niseshte gruri".
Sipas mediave italiane, produkti i prekur shitet në pako prej 43 gramësh për një porcion të vetëm me kodin EAN 80761761. Njoftimi i "Normal" nuk specifikon numrat e serisë së prekur. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për çokollata që janë importuar dhe që kanë probleme me etiketën ngjitëse në gjuhën italiane të aplikuar në produkt.
Si masë paraprake, personave me alergji ndaj grurit u këshillohet të mos konsumojnë Kinder Bueno White të blerë nga Normal. Konsumatorët që mund ta kenë produktin e tërhequr mund ta kthejnë atë në vendin e blerjes për rimbursim. Personat që nuk janë alergjikë ndaj grurit mund ta konsumojnë pa problem.
Që nga 1 janari 2026, Il Fatto Alimentare ka raportuar 244 tërheqje dhe revokime nga tregu, që përfshijnë një total prej 946 produktesh nga kompani dhe marka të ndryshme.


