Ujqërit sulmojnë bagëtitë në Kuçovë, ngordhin 12 krerë; çifti i bashkëshortëve: "Kemi frikë, kërkojmë ndihmë"

Aktualitet

Ujqërit sulmojnë bagëtitë në Kuçovë,

Një tufë me ujqër kanë sulmuar mëngjesin e sotëm hambarin me dele në banesën e  Baftjar dhe Bukurie Pire në fshatin Tapi të Kuçovës, duke i mbytur të 13 delet e familjes.

Për dy bashkëshortët kjo konsiderohet si ngjarje e pazakontë, pasi kurrë më parë siç thonë ujqërit nuk kishin zbritur kurrë më parë kaq pranë banesave. Ata u përpoqën t’i largonin kafshët pasi dëgjuan zhurmat, por u tërhoqën nga frika kur një prej ujqërve tentoi të kafshonte kryefamiljarin.

“Ka qenë ora 6.30 se kam qenë atje unë. Një ujk pashë po janë shumë. Erdhën e sulmuan bagëtitë, 13 kokë. Nëse gënjej unë, ja tek janë, janë gjë duket. Fati im, nuk më ka ndodhur kurrë kështu, u bënë kaq vjet. Shteti e Bashkia të na ndihmojnë”, është shprehur Baftjari.

Sipas çiftit të bashkëshortëve dëmi që ju kanë shkaktuar ujqerit është kolosal pasi ata vetëm shitjen e qengjave dhe qumështit të deles e nënprodukteve të tij mbanin familjen me bukë. Kryefamiljarja kërkon ndihmë, pasi sipas saj, janë në hall të madh.

“Ekziston frika se mund të shfaqen sërish. Kam bërë denoncimin në Bashkinë e Kuçovës, ka shkuar burri, ka shkuar komshiu, ata nuk marrin masa. Urdhëro shikoje ferrën aty, ka dhelpra, ujqër, ça nuk ka aty. Dalin natën dhe ne kemi frikë, se çohen e na hanë. Duhet të marrë masa Kreshniku. Pse nuk merr masa Bashkia?

Ta korrë ferrën aty. Kërkoj ndihmë nga shteti, jam në hall. Me ça të ushqehemi. Burrin e kam të sëmurë. Ku të mbytemi? Jam në hall të madh. Me këto ushqeheshim. Nuk ishin një, ishin shumë”, tha Bukurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion