I dehur në timon përplasi këmbësoren, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi në gjendje të dehur drejtonte makinën e për pasojë përplasi një këmbësore. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu policia ka arrestuar dy të rinj, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur.
“Tiranë/ Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasve; L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, njofton policia.


