Drogë dhe vjedhje, policia e Tiranës arreston 5 persona në flagrancë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, në vende të ndryshme. Policia njofton arrestimin e 3 të rinjëve, pasi u kapën me drogë në makinë.
Është arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap me drogë dhe armë të ftohtë,, gjithashtu edhe një 45-vjeçar, i akuzuar për dy vepra penale, vjedhje dhe drogë.
“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;
A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis”, njofton policia.


