Policia e Rinasit në aksion, sekuestron rreth 12 mijë paundë të padeklaruara

Aktualitet

Policia e Rinasit në aksion, sekuestron rreth 12 mijë paundë

Të paktën 12 mijë paundë të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas, në pronësi të shtetases A.Gj, 39-vjeç.

“Strukturat ligjzbatuese vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas,  zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £ të padeklaruara të udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews

ME TE LEXUARAT