Flakët përfshijnë policinë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale

Kosovë&Rajon

Flakët përfshijnë policinë greke në Athinë, digjen

Një zjarr ka përfshirë disa autobusë të policisë greke pasditen e kësaj të hëne në Athinë, brenda ambienteve ku ndodhet selia e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, në zonën e Gudhit.

Sipas mediave greke, flakët kanë përfshirë të paktën dy autobusë të forcave speciale MAT, ndërsa raportimet paraprake bëjnë fjalë për rrezik që zjarri të përhapej edhe në një automjet të tretë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Kokkinopoulou, në ambientet e kampit “Nikolaos Zorbas”. Sipas informacioneve paraprake, pak pas orës 17:00 mund të ketë ndodhur një shpërthim gjatë procesit të furnizimit me karburant, por kjo rrethanë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vendngjarje u angazhuan 21 zjarrfikës me shtatë automjete, ndërsa për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit është aktivizuar grupi hetimor për ngjarjet e zjarrit të qëllimshëm.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e incidentit mbeten nën hetim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion