Avokat Plarent Ndreca 1 orë e gjysmë jashtë burgut të Fierit, s'e lejojnë të takohet me Veliajn: Do cënohet mbrojtja në gjyq nesër

Aktualitet

Avokat Plarent Ndreca 1 orë e gjysmë jashtë burgut të

Avokati Plarent Ndreca ka dneoncuar se nuk po e lejojnë të takojë Erion veliajn, në burgu ne Fierit. 

Gjatë një lidhje live për Report TV, Ndreca tha se po priste prej 1 orë e gjysmë për ta takuar por nuk e lejonin duke i thënë se nuk ka policë që ta shoqërojnë. Ndreca tha se kjo do cënojë mbrojtjen që ai do të bëjë në seancën e nesërme për kryebashkiakun Veliaj, pasi nuk mund të konsultohet me të, për strategjinë që do të ndjekin.  

"Kam një orë e gjysmë, thonë që nuk ka policë që të më shoqërojnë, ndërkohë që rregullorja e përcakton që hyrja e avokatit mund të bëhet në çdo kohë. Kjo situatë është cënim i rëndë i të drejtës. Unë nesër kam një seancë dhe duhet ta takoj patjetër klientin tim.

Nuk kam asnjë mundësi të konsultohem me klientin për seancën e djeshme dhe kjo e cënon mbrojtjen. Kjo është një sjellje e rëndë institucionale. Kryeministri ka bërë ato deklarata në asamble, ja ku është dhe prova që standardet nuk janë ato që thotë ai.

Avokati nuk lejohet të hyjë dhe takojë klienti ne tij. Edhe vende që janë pa asnjë synim për të hyrë në Evropë, i respekton këto të drejta.

Unë do të pres dhe pak, kam pritur 1 orë e gjysmë, pastaj do detyrohem të kthehem në Tiranë. Por nga kjo do të ketë pasoja edhe për gjyqin nesër. U kam kërkuar të mbajnë procesverbal se përse nuk më lejojnë por nuk pranojnë as procesverbal nuk e mbajnë."- tha avokati.

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion