Gjykata e liroi me kusht, apeli e rikthen në qeli! Arrestohet në Sarandë trafikanti i drogës

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike u arrestua ditën e sotme në Sarandë.
Bëhet fjalë për Leonard Kodrën banues në Korçë. Nga policia bëhet e ditur se ai është dënuar më parë me 6 vite dhe 8 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë.
Ai u lirua me kusht por tashmë Gjykata e Apelit Korçë e rrëzoi këtë vendim duke e kthyer sërish në qeli për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj burg.
46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. 46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.


