I karantinuar në hotel, burri arratiset nga kati i katërt vetëm duke përdorur çarçafë

Bota

I karantinuar në hotel, burri arratiset nga kati i katërt vetëm

Një 39-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i  hotelit, ku ishte karantinuar, duke përdorur një litar nga çarçafët e hotelit.

Mësohet se 39-vjeçari kishte udhëtuar nga Brisbane në Australinë Perëndimore, por me sa duket ai nuk i plotësonte kushtet për të hyrë në shtet, i cili aktualisht ka rregulla të rrepta kufitare, për shkak të pamdemisë.

Si pasojë burrit iu kërkua të  largohej nga Australia Perëndimore brenda 48 orëve dhe u dërgua në një hotel, ku duhet të qendronte i karantinuar deri sa të largohej nga vendi.

CNN njofton se burri u arratis gjatë natës nga dhoma ku ishte karantinuar, duke u hedhur nga kati i katërt me ndihmën e një çarçafi.

Megjithatë 39 vjeçari u kap nga policia të nesërmen në mëngjes dhe akuzohet për shkelje të ligjit. Pasi u arrestua, burri bëri tamponin e Covid-19, nga ku rezultoi negativ, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion