“Lërini të knaqen” Leonora Jakupi mbron dy kosovarët që ecën me 225 km/orë në aksin Fier-Vlorë

Showbiz

“Lërini të knaqen” Leonora Jakupi mbron dy kosovarët

Këngëtarja Leonora Jakupi u ka dalë në mbrojtje dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët u kapën nga radarët e policisë në aksin Fier-Vlorë, me shpejtësi të frikshme prej 225 km në orë, teksa drejtonin mjetet e tyre luksoze ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja shkruan se ata po sulmohen shumë, pasi janë kthyer në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare por edhe atyre zviceriane.

“Ç’keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj,” shkruan ajo në Instagram. “A mos jemi ne më të mirë se ata?

Apo keni harruar që jemi brumë i njëjtë? Lërini njerëzit, le të kënaqen në vendin e vet. Tek e fundit, secili paguan për gabimin e vet. Gëzuar Diasporë!”-shkruan Jakupi.

Dy shqiptarët e Kosovës u kapën nga radari në aksin Fier-Vlorë, por nuk i ndaluan policisë, duke vijuar garën e tyre. Ata u ndaluan në hyrje të qytetit të Vlorës, ku u gjobitën nga policia.

“Lërini të knaqen” Leonora Jakupi mbron dy kosovarët

Lajmi u raportua edhe në gazetën zvicerane Blick.ch, ku shkruhej se automjetet luksoze ishin marrë me qira në Zvicër. Gara e frikshme e dy kosovarëve solli reagime të shumta në rrjet, të cilët kërkonin masë mtë rëndë sesa gjoba administrative, pasi mund të kishte shkaktuar pasoja fatale. 

ME TE LEXUARAT