Detajet, të plagosurit në Tiranë shokë me njëri-tjetrin: Po pinim kafe në lokal, ja kush na qëlloi

Aktualitet

Detajet, të plagosurit në Tiranë shokë me

TIRANE
Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Gjini.

Dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër.

Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua.

Njoftimi i policise: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT