“Këtej, këtej…!” Rrethohet zona, pamjet dhe si ndodhi plagosja me armë në Tiranë

Aktualitet

“Këtej, këtej…!” Rrethohet zona, pamjet dhe si

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri alarmoi mbrëmjen e sotme banorët në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë, pranë zonës së Qytetit Studenti rreth orës 20:30.

Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, lokalin ku ndodhi plagosja me armë zjarri, ndërsa policia ka rrethuar zonën. “Këtej, këtej, nuk lejohet” dëgjohet një efektiv policie.

Dy personat që u qëlluan janë Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që ka një plagë në gjoks.

Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, ndërsa deklaron se “për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur në lokal.

ME TE LEXUARAT